Policia Rrugore ka kryer kontrolle intensive nëpër rrugët e kryeqytetit, ku ka vënë në pranga dhe proceduar penalisht 26 persona, të cilët drejtonin makinën në gjendje të dehur dhe pa patentë ndërsa 8750 gjoba janë vendosur për shkelje të ndryshme të rregullave të qarkullimit rrugor.

 Gjatë javës që lamë pas janë vendosur 8750 masa administrative.

Janë vendosur 120 masa administrative, për xhama të errësuar.

Janë vendosur 278 masa administrative, për shpejtësi mbi normat e lejuara.

Janë ndëshkuar me masë administrative 702 drejtues mjetesh, për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjeteve.

Janë vendosur 596 masa administrative, për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit.

 222 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosdhënie përparësie këmbësorëve, në vija të bardha.

 2191 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të rripit të sigurimit.

Janë vendosur 210 masa administrative, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse, nga drejtuesit e motomjeteve.

Janë vendosur 252 masa administrative, për parakalime të gabuara.

 Janë bllokuar 19 automjete.

/abcnews.al