Biznesmeni miliarder dhe njëherësh kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli i ka rënë shorti i Agjencisë Kundër Korrupsionit për kontrollim të pasurisë.
Pacolli me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se e mirëpret dhe se është i pastër si “loti” dhe se pasurinë e ka krijuar nga puna që ka bërë.
“Sa mirë kur je i pastër si loti, e ke frikë vetëm nga Zoti. Sot me ra shorti i Agjencisë Kundër Korrupsionit për kontrollim të pasurisë. E mirëpres e shpresoj se do ta kuptojnë se pasuria krijohet me punë e jo brenda natës” shkruan Pacolli.
