Forcat RENEA kanë mbërritur në qytetin e Korçës, ku në lagjen nr.16, është vendosur perimetri i sigurisë nga policia, pasi një 71-vjeçar ka qëlluar me armë zjarri nga banesa e tij.
“Sapo kanë mbërritur forcat RENEA nga kryeqyteti për të bërë ndërhyrje të specializuar. Ajo çka bëhet e ditur në këto momente, të gjithë banorët e pallatit janë evakuuar nga policia. Nuk rrezikohet askush. Qëndron i njëjti perimetër sigurie”, raporton gazetari i ABC News, Roland Beqiraj.
Sipas policisë së Korçës, 71-vjeçari është një person me probleme mendore. Shërbimet e policisë kanë krijuar perimetrin e sigurisë dhe kanë evakuuar banorët e zonës.
Forcat RENEA kanë rrethuar pallatin ku jeton i moshuari, teksa banorët e tjerë janë evakuuar.
Shërbimet e policisë kanë krijuar perimetrin e sigurisë. Fatmirësisht, nga të shtënat nuk ka asnjë person të lënduar./abcnews.al
Fatmirësisht, nga të shtënat nuk ka asnjë person të lënduar.