
Një ngjarje e shëmtuar ka ndodhur në Korçë, teksa ka pasur një konfikt mes disa vajzave në afërsi të një lokali në bulevard Republika.
Sipas informacioneve paraprake, mësohet se sherri ka degraduar deri në përdorimin e gotave të qelqit. E dëmtuar ka ngelur shtetasja P.M., e njohur si njëra nga vajzat që denigronte minorenet duke publikuar materiale të turpshme në faqe instagrami.
Ka qenë e menjëhershme ndërhyrja e policisë, ndërsa e dëmtuara është dërguar në spitalin e Korçës për mjekim. Vajzat e tjera po shoqërohen në komisariat për veprime të mëtejshme.
Nuk dihen ende rrethanat por dyshohet që shkak të jetë bërë pikërisht faqja e instagramit që e dëmtuara P.M administronte bashkë me një shtetase tjetër dhe që denigronin vajzat dhe djemtë minorenë në juglindje.
Burime nga komisariati bëjnë me dije se deri në këto momente janë shoqëruar 2 vajza dhe 1 djalë, ndërsa pritet që pas mjekimit në spital të shoqërohet edhe e dëmtuara, ku do t’i merren deklarimet secilit lidhur me ngjarjen.
Njoftimi i Policisë:
Mbasditen e sotme në ambientet e një lokali në lagjen “nr. 2” Korçë, shtetasja F.D, dyshohet se ka goditur në fytyrë me gotë uji, një 17-vjeçare, e cila po merr mjekim në spital, jashtë rezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.
Ndërkohë shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për gjetjen e shtetases F.D.
