Vetëm 5 ditë para se të performonin para një publiku të drejtpërdrejtë për herë të parë pas mbylljes, këngëtarët e Operës së Parisit mësuan se nuk mund të hapeshin para Janarit pasi rastet me koronavirus në Francës janë shumë të larta.

Kështu që ata vendosën të filmojnë performancën e tyre dhe ta ofrojnë atë në uebsajtin e Operas së Parisit. Ata interpretuan disa pjesë nga kryeveprat e kompozitorëve francezë të shekullit të XVIII Chevalier de Saint-Georges dhe Andre Gretry.

Sopranoja franceze Pauline Texier është shprehur se është e trishtueshme që Opera po mbyllet përsëri megjithatë ajo thekson se këto pjesë muzikore nuk janë regjistruar kurrë dhe kjo ishte edhe si një dhuratë e fundvitit për artdashësit.

Javën e kaluar, Kryeministri Jean Castex bëri të ditur se muzetë, kinematë dhe teatrot nuk do të hapen sërish para Janarit pasi vdekshmëria por edhe rastet ditore nuk janë vendosur nën kontroll.

Artistët janë shprehur se mbyllja e dytë por edhe masat e reja që priten të merren gjatë vitit tjetër mund t’i sjellë atyre dëme të mëdha ekonomike pasi qeveria ende nuk ka miratuar një grant mbështetës për artin dhe kulturën.

Franca ka zëvendësuar bllokimin e dytë të saj kombëtar me një shtetrrethim nga ora 20:00 deri në 06:00. Njerëzit nuk do të lejohen të dalin nga shtëpia pa një formular autorizimi.

Nata e Krishtlindjes dhe ajo e Vitit të Ri nuk do të zhvillohet dhe kishat do të qëndrojnë të mbyllura. Baret dhe restorantet nuk do të hapen deri të paktën në 20 Janar. Numri i njerëzve në Francë që kanë vdekur nga  Covid-19 ka kapur totalin e 59,072.