Në adresë të ish-kryeministrit Sali Berisha ka mbërritur një denoncim për situatën që është në Prokurorinë dhe Gjykatën e Elbasanit.

Ja postimi i plotë:

Korrupsion, mashtrime, fallsifikime në prokurorinë dhe gjykatën e Elbasanit!

Lexoni denoncimin e punonjësit dixhital

Përshendetje Doktor.

Po ju shkruajmë Ju, sepse je i vetmi në Shqipëri që lufton me sinqeritet dhe forcë korrupsionin që rrjedh si lumë në organet e drejtësisë.

Po ju tregoj një fakt qe ka ndodhur javën që kaloi në prokurorinë e Elbasanit.

Nuk e dimë si SPAK- ku, nuk vepron në lidhje me prokurorin H.M.

Po bën disa vite që ky prokuror nuk vjen punë, rri tërë kohes i dehur…. dhe në seancat gjyqesore nuk shkon, ose kur shkon shkon i dehur,….dhe dosjet e këtij zvarriten nëpër gjykata.

Po bëhen shumë herë që në sekretarët firmosim letra, të cilat i fusim në sistem jashtë afateve ligjore (ose dosje që nuk kanë dokumentacion, se vetëm i regjistrojmë), në lidhje me dokumetacionin e masave të sigurisë.

Dhe të gjithë gjyqtarët i kanë pranuar, por kësaj jave ndodhi diçka që gjyqtari i javës ( masave) nuk pranoi të firmoste ….dokumenti është në sistem.

Për këtë kemi vënë në dijeni dhe kryeprokurorin, dhe ai asnjë gjë…sepse e përdor.

Nga ana e prokurorisë janë shpërndare 3 herë dosjet e ketij dhe përseri nuk mbarojmë.

Na ka gjet sikleti i madh…, ne sekretarët jemi për ndjekje penale…por s’kemi ç’të bëjmë, sepse na vijnë urdhërat nga sipër.

Javën që shkoj na solli në sekretari dokumenta të cilët i kishin kaluar ” afatet ligjore” dhe në sistem janë të gjitha të shënuara, sikur i ka sjellë brenda afatit.

Zoti e ruajte famijlen dhe këta gjyqtarë ( sepse në sallonet tonë flitet, shikoni çfarë do ti bëj këtyre gjyqtarëve).

Por na habit, ILD- ja, e cila ka informacion të saktë.

Kemi dërguar 10 -15 info në lidhje me këtë në ILD , dhe na çudit, asnjë info nga kjo.

Nga informacionet që kemi marrë , ose që qarkullojnë këtu brenda, na thojnë qe dhe ILD- ja, nuk ka çfare ti bëjë…sepse ky është pjesë e SHIK ( se kuptojmë ca duan këta një pijanec ordiner), sherbimeve të ndryshme brenda klaneve të qytetit, jep info deziformuese disa portaleve si pamfleti, infort al,shqiptare… disa analistëve etj.

Dhe dikush nëpër dhëmbë flet…s’kemi ç’ti bëjmë një pijaneci të tillë, mjer ata që i bie për pjesë.

Por na vjen turp dhe ne grave, sepse ky po përdoret si ” lines”.

Doktor të lutem vetëm sekret, se aman vetëm këte rrogë kemi.

Mendoj se portalet duhet të marrin info të sakta, sepse sot stë fal njeri…

Doktorr pas marrjes se informacionit të saktë, të lutem botojeni në portale.