Qytetarët e Elbasanit konfirmojnë fenomenin
Korrupsioni në administratën e lartë publike mbetet një nga fenomenet më të kritikuara lidhur me progresin demokratik të Shqipërisë. Pas sondazhit të ″Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim″ që tregon se 87% e shqiptarëve pohojnë praninë e korrupsionit në administratë, qytetarët shprehen se detyrohen të japin ryshfet për shkak të mosdhënies së shërbimeve.
Nuk është hera e parë që qytetarët ankohen dhe shprehin shqetësimet e tyre në lidhje me këtë fenomen . Sipas tyre korrupsioni po vjen çdo ditë e më shumë në rritje, pothuajse në çdo administratë ndihet korrupsioni dhe kjo gjë prek gjithsecilin prej nesh .
Megjithatë shumica e qytetarëve nuk prononcohen dhe nuk pranojnë se mund të kenë dhënë para në këmbim të një shërbimi të caktuar por pohojnë se korrupsioni është kudo.
Çdo vit zyrtarët e lartë duke filluar nga Presidenti i Republikës, Kryemnistri, Kryetarja e Parlamentit dhe vazhduar më tej me ministra, deputetë, kryetarë bashkish, etj kanë detyrimin ligjor të deklarojnë të ardhurat dhe pasuritë e tyre, në respekt të ligjit për konflikt interesi.
Deklarimet bëhen në ″Inspektoriatin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive″, një institucion ky i pavarur, i ngritur në vitin 2003, për të luftuar korrupsionin.