Rama: Kosova është në udhëkryqin mes të shkuarës e të ardhmes. Agresioni në Banjskë nguli më fort se asnjëherë thonjt në fyt procesit të dialogut. Shfaqja ogurkeqe e hijes së të keqe të së shkuarës, armatimet trafikuara për sulm, jo vetëmbrotjje, ishte si kronika e zezë e një vdekje të paralajmëruar.
Prej kohësh prodhohet tensioni që rikthen tensionin. Zhvillimi i ngjarjes pas shpërthimit, kishte pamjen e një materiali arkivor. Ngulimi i një krimineli serb në manastir ishte ftesë për ta cuar konfliktin në një pikë pa kthim. Fundi I ngjarjes ishte shembullor, falë veprimeve të forcave të sigurisë së kosovës, që nuk ranë në kurtth po neutralizuan konfliktin.
Zija kombëtare nga Beogradi, për kriminelët e eleminuar ishte shëmbylltura e gjallë e hijes së të shkuarës, që bashkëjeton me Serbinë që nga distafa e saj finale si hija që ndjek njeriun sapo del drita. Si reagoi Shqipëria, përmes qeverisë? Për herë të parë në 10 vitet e fundit Shqipëria nuk u linjëzua me deklaratën e BE, ishte për Kosovën dhe detyrat e saj në dialog dhe nuk kishte asnjë gërmë për Serbinë. Edhe pse aprovimi përkoi menjëherë pas vrasjes së efektivit të politicë dhe zisë serbe për kriminelët, nuk kishim asnjë rezervë për deklaratën në vetvete. Kosova duhet të reflektojë për kritikat dhe këkesat e Brukselit, ishte e papranueshme që deklarata të dilte sikur asgjë s’kishte ndodhur. Ngjarja më e rëndë në marrëdhëniet Kosovë Serbi pas 1999, edhe më keq ishte pasuar nga një akt i papranueshëm zyrtar, shpallje zie në Beograd. Ndaj ia bëmë të qartë miqve në Bruksel se për t’u linjëzuar me atë deklaratë, prisnim një deklaratë të dytë ku të dënoheshin qoftë organizatorët e agresionit dhe të kërkohej fillimi I një hetimi ndërkombëtar. Na shpjeguan se koha dhe procedurat e BE nuk e mundësonin dot një deklaratë të dytë.
Për të gjitë ata që duan ta dëgjojnë, një moslinjëzim nuk është një fjalë goje për një vend kandidat, dhe që në javët e ardhshme nis një prej pjesëve të negociatave që nis me politikën e jashtme. Mbetet një akt politik kundërshtie ndaj Brukselit, kjo ishte një manifestim pakënaqësie dhe mosdakordësie konstruktive për atë ngjarje. Duhet të jetë e qartë se nuk bëmë një gjest konsumi të brendshëm elektoral sic janë prej kohësh tanimë dhe fatkeqësisht e them me keqardhje një sërë gjestesh të qeverisë në Prishtinë. Mbajtëm një qëndrim parimor dhe politik, për një qëndrim të unifikuar të 27 vendeve anëtare, jo thjesht me fjalë, por edhe lidhur me cfarë vjen cfarë mund të vijë e cfarë duhet të vijë nesër. Pozicioni i dobësuar në sytë e BE dhe vetëviktimizimi I BE falë dhuratave politike në provesin e dialogut e bëjnë jo të lehtë punën nga ana jonë.”u shpreh Rama.