Kosova voton sot për të zgjedhur qeverinë e re, që do të drejtojë për katër vitet e ardhshme.
Rreth dy milionë qytetarë me të drejtë vote, do t’i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur 120 ligjvënës mes 28 subjekteve politike në zgjedhjet parlamentare, të nëntat me radhë që nga përfundimi i luftës së viteve 1998-1999, që mori fund me ndërhyrjen e NATO-s.
Përgjatë fushatës elektorale partitë bënë premtime të mëdha për të rritur pagat dhe pensionet, për të përmirësuar arsimin dhe shërbimet shëndetësore dhe për të luftuar varfërinë.
Votimet e së dielës do të përcaktojnë se kush do të udhëheqë Kosovën në bisedimet e ngecura të normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë.
Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian u kanë kërkuar të dyja palëve të zbatojnë marrëveshjen e arritur gati dy vjet më parë sipas së cilës Kosova duhet të themelojë një Asociacion të Komunave me shumicë serbe, ndërsa Beogradi të njohë ‘de facto’ pavarësinë e Kosovës.
Top Channel
![](https://egnatianews.com/wp-content/uploads/2022/07/WhatsApp-Image-2022-07-21-at-7.14.33-PM.jpeg)