Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar ditën e sotme se ndeshjet e planifikuara për këtë fundjavë do të shtyhen për javën e ardhshme.

Pas vendimit që qeveria e vendit mori mbi masat e reja, aktivitetet e futbollit nuk janë ndërprerë, por vetë FFK-ja e ka vlerësuar të nevojshme marrjen e një vendimi të tillë.
Kjo, duke pasur parasysh karantimin e 7 qyteteve për fundjavë si masë për menaxhimin më të mirë të situatës me Covid-19 dhe me qëllim të lehtësimit të gjërave për klubet dhe zyrtarët e ndeshjeve, të cilët do të mund të hasnin në pengesa gjatë udhëtimit të tyre për ndeshje në qytetet e karantinuara.

Kësisoj, garat do të vazhdojnë në mesjavën e ardhshme për çka klubet do të njoftohen me kohë nga komisionet përkatëse për orarin e ri të ndeshjeve.