Kam reaguar këto ditë për një titull të vendosur mbi një intervistë për jetën time, i cili orienton dhunshëm vëmendjen e audiencës drejt një drejtimi të panjohur dhe pa lidhje me mua, që dukshëm i përket një agjende tjetër.
Shtrembërimi dhe deformimi i fjalës së folur në udhëtimin që bën deri në titull, është fenomen gjithnjë e më i përditshëm në media, por kur titulli dhe përmbajtja nuk përputhen, sy për sy, vesh për vesh hapur në ekran me çfarë thuhet dhe çfarë shkruhet, do të ishte e pakuptimtë të mos reagoja.
U ftova në një intervistë për të folur për jetën time. Shkova me dëshirë dhe fola siç di teëflas.
Për shkak të titullit që ju vu bisedës televizive në platformat online nisi edhe reagimi im, sepse titulli që u vendos është djallëzor, me qëllim të shtojë disa klikime.
Fjala ime këto ditë është për ruajtjen e standardit minimal dhe elementar të gazetarisë dhe shoqërisë në tërësi.
Falëminderit të gjithëve që më kanë shkruar dhe e kanë kuptuar këtë reagim normal ndaj një gjëje kaq të thjeshtë, siç është shtrembërimi i fjalëve.
Gjithçka mund të rinisë dhe të trajtohet denjësisht dhe qartë vetëm pasi të jetë vendosur si themel ky standard.
Standardi i marrëveshjes së fjalës dhe i mos deformimit të saj, si shkallë e parë e ndërtimit të besimit të ndërsjellë për gjithçka në këtë botë.
Shpresoj që “Top Channel” ta kuptojë gjithashtu këtë. Është e thjeshtë dhe e qartë.
- Sa i pasur është Sali Berisha?” Ish-kryeministri: Në 54 vite punë, kam në bankë një kursim rreth 100 mijë Euro
Në gjuhën shqipe, ajo që bëri Eriona Rusi dhe emisioni i saj ndaj meje është dhe do të mbetet një PABESI!