Home AKTUALITET KPK shpalli të hënën vendimin për shkarkimin e drejtueses së Prokurorisë së...

KPK shpalli të hënën vendimin për shkarkimin e drejtueses së Prokurorisë së Fierit, Violeta Shkurta

27

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të hënën vendimin për shkarkimin e drejtueses së Prokurorisë së Fierit, Violeta Shkurta.

Gjatë seancave dëgjimore të zhvilluara më 24 nëntor 2021 dhe të premten më 25 shkurt, Komisioni konstatoi pamundësi financiare për krijimin e pasurive, si dhe vlerësoi të padrejtë përfitimin e një kredie të butë. Prokurorja Shkurta i kundërshtoi konstatimet e KPK-së për këtë kriter dhe deklaroi se pasuritë e saj janë krijuar me burime të ligjshme.

Pas riçeljes së hetimit në të tre kriteret, prokurorja Shkurta mori vlerësim pozitiv për pastërtinë e figurës dhe dha shpjegime për gjetjet në kriterin profesional. Ajo deklaroi në seancën e të premtes se kishte vërtetuar se kishte arritur nivel të besueshëm në të tre kriteret e rivlerësimit.

Trupa që po kreu rivlerësimin e prokurores Violeta Shkurta kryesohej nga Firdes Shuli, me relator Olsi Komicin dhe anëtare Xhensila Pinen.

Violeta Shkurta e ka nisur karrierën si oficere e policisë gjyqësore në vitin 1989 dhe punoi prej gati dy dekadash si prokurore në Prokurorinë e Fierit. Prej vitit 2019, Shkurta u promovua si drejtuese e përkohshme e Prokurorisë së Fierit.