Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve këtë të enjte ka hedhur shortin për renditjen e kandidatëve për këshillat për kryebashkiak dhe subjekteve politike në fletën e votimit për zgjedhjet e 14 majit.

Kryetari i KQZ Ilirjan Celibashi në fjalën e tij është shprehur se janë vetëm tre subjekte politike, që kanë paraqitur listën shumëemërore në 61 bashki, si Partia Socialiste e Shqipërisë, Koalicioni Bashkë Fitojmë dhe Partia Agrare Ambientaliste të cilat do të ndajnë numrin nga 1 deri në tre në fletën e votimit.

Sipas shortit, Koalicioni Bashkë Fitojmë do të jetë numri 1 në fletën e votimit, Partia Socialiste e Shqipërisë do të jetë numri 2 dhe e treta në renditje në fletën e votimit për zgjedhjet e 14 Majit do të jetë Partia Agrare Ambientaliste.

Më pas renditja vijon me numrin 4-Partia Republikane, 5-Partia Lëvizja e Legalitetit, 6-Partia Demokracia Sociale, 7- Aleanca Agrare e Djathtë, 8-Partia Socialdemokrate e Shqipërisë, 9-Partia Demokratike, 10-Partia Lëvizja për Zhvillim Kombëtar, 11-Fryma e Re Demokratike, 12-Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet.

Ndërkaq më poshtë është dhe renditja e subjekteve të tjerë politik të cilët garojnë në më pak se 10 bashki të vendit:

Partia për Evropianizimin dhe Integrimin e Shqipërisë 13

Partia Aleanca Demokratike e Shqipërisë 14

Bindja Demokratike 15

Partia për Mbrojtjen e të drejtave të Emigrantëve 16

Aleanca Arbnore Shqiptare 17

Partia Balli Kombëtar 18

Partia Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet 19

Lëvizja Puntore Shqiptare 20

Partia Fronti i Majtë 21

Uniteti Kombëtar 22

Partia e Gjelbërt 23

Partia Konservatore 24

Partia Lëvizja e Re 25

Aleanca për Barazi dhe Drejtësi Evropiane 26

Partia Kombëtare Konservatore Albania 27

Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Punëtorëve të Shqipërisë 28

Aleanca Maqedonëse për Integrim Evropian 29

Partia e Emigracionit Shqiptar 30

Partia e Reformave Demokratike Shqiptare 31

Partia Komuniste e Shqipërisë 32

Partia Ora e Shqipërisë 33

Partia Kristian-demokrate e Shqipërisë 34

Nisma Thurje 35

Partia Lëvizja Bashkë 36

Minoriteti Etik Kombëtar Grek Për të Ardhmen-37

Partia Aleanca Demokristiane e Shqipërisë 38

Partia Lidhja demokristiane Shqiptare 39

Ardhmëria Shqiptare, 40.

Vijon…