Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve i ka dhënë sot mandatin e kryetarit të bashkisë Dibër, Rahim Petrit Spahiu, kryetarit të bashkisë Vorë, Blerim Rustem Shera dhe kryetarit të bashkisë Rrogozhinë, Edison Selman Memolla.
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve zhvillon sot mbledhjen publike me këtë rend dite për të shqyrtuar projektvendim “Për miratimin e rezultatit për zgjedhjen e kryetarit të bashkisë Shkodër, qarku Shkodër, në zgjedhjet e pjesshme për kryetar bashkie të datës 6 Mars 2022 dhe dhënien e mandatit të kryetarit të bashkisë Bardh Ali Spahia”;Projektvendim “Për miratimin e rezultatit për zgjedhjen e kryetarit të bashkisë Durrës, qarku Durrës, në zgjedhjet e pjesshme për kryetar bashkie të datës 6 Mars 2022 dhe dhënien e mandatit të kryetarit të bashkisë Emiriana Hiqmet Sako”; Projektvendim “Për miratimin e rezultatit për zgjedhjen e kryetarit të bashkisë Lushnjë, qarku Fier, në zgjedhjet e pjesshme për kryetar bashkie të datës 6 Mars 2022 dhe dhënien e mandatit të kryetarit të bashkisë Eriselda Musa Sefa”.
Po ashtu, KQZ shqyrtoi projektvendim “Për dhënien e mandatit të kryetarit të bashkisë Dibër, qarku Dibër, Rahim Petrit Spahiu, për zgjedhjet e pjesshme për kryetar bashkie të datës 6 Mars 2022;Projektvendim “Për dhënien e mandatit të kryetarit të bashkisë Vorë, qarku Tiranë, Blerim Rustem Shera, për zgjedhjet e pjesshme për kryetar bashkie të datës 6 Mars 2022; Projektvendim “Për dhënien e mandatit të kryetarit të bashkisë Rrogozhinë, qarku Tiranë, Edison Selman Memolla, për zgjedhjet e pjesshme për kryetar bashkie të datës 6 Mars 2022.
Pas shqyrtimi, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve vendosi dhënien e mandatin kryetarit të bashkisë Dibër, Rahim Petrit Spahiu, kryetarit të bashkisë Vorë, Blerim Rustem Shera dhe kryetarit të bashkisë Rrogozhinë, Edison Selman Memolla.
Për bashkinë, Shkodër, Durrës dhe Lushnjë KQZ po shqyrton po bëhet verifikimi nëse janë të përfshirë të gjitha qendrat e votimit. /a.a/