Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, gjatë mbledhjes që po mbahet në këto momente, ka vendosur regjistrimin e listës shumë emërore të Partisë Social Demokrate, duke lejuar kandidimin e Tom Doshit në Zgjedhjet Parlamentare të 25 prillit.

Sipas Komisionerit Shtetëror Zgjedhor, Ilirjan Celibashi, dokumentacioni i dorëzuar në KQZ nga kjo forcë politike është konform legjislacionit në vend.

CelibashiNë të gjitha rastet kur nga dokumentacioni i kandidimit, apo dhe nga të dhënat e tjera publike KQZ merr indice për hetim të thelluar ne do ta bëjmë për këdo kandidat. Ne do të fillojmë kur të jetë rasti do të bëjmë procesin e hetimit, së pari do kërkojmë informacione nga Prokurori i Përgjithshëm.

Pas vendimit ka reaguar edhe përfaqësuesi i PD në KQZ, Ivi Kaso.

“Kandidatët e PSD barazohen me procedimin penal, edhe në këtë rast ku faktet janë të njohura publikisht, duhet të merren në konsideratë nga KQZ, nuk duhet të ekzistojnë një vendim penal në shqipëri, por një vendim jashtë territorit të shqipërisë, që këto raste të trajtohen me seriozitet dhe të mbahet i njëjti qëndrim nëse vërtetohet një rast penal në shqipëri. Subjektit nuk i lind e drejta për tu regjistruar“, u shpreh ndër të tjera Sekretari për Çështjet Zgjedhore në PD, Ivi Kaso.

Moskandidimin e Tom Doshit, i shpallur “non grata” nga Sekretari Amerikan i Shtetit, e ka kërkuar disa herë ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, e cila ka përsëritur thirrjet drejtuar partive politike për lista të pastra.

Ndërsa autoritetet zgjedhore të Shqipërisë përgatisin zgjedhjet, ia vlen të kujtohet ky njoftim, i bërë nga Sekretari Amerikan i Shtetit pas shqyrtimit të kujdesshëm të informacioneve të marra. Sigurisht, votuesit shqiptarë meritojnë më shumë se kaq“, shkruante në një reagim të sajin në Twitter më 8 shkurt ambasadorja Kim.

Në prill 2018 Shtetet e Bashkuara i ndaluan hyrjen në SHBA Tom Doshit dhe familjarëve të tij.

Në vendimin e DASH thuhet se, “Në bazë të ligjeve amerikane, kur Sekretari i Shtetit, ka informacione të besueshme se një zyrtar i huaj është përfshirë në raste madhore korrupsioni, ose shkelje të të drejtave të njeriut, atij dhe familjes së tij të ngushtë i ndalohet hyrja në Amerikë. Sekretari i Shtetit mund t’ia bëjë njoftimin zyrtarit privatisht ose në publik. Në bazë të njoftimit të sotëm, deputeti Doshi, bashkëshortja e tij Xhovana Doshi, vajza e madhe Briana Doshi, djali në moshë madhore James Doshi dhe fëmijët në moshë të mitur nuk lejohen të hyjnë në Amerikë”.

Ora news