Deputetë të Partisë Demokratike po kundërshtojnë ndryshimet në Kodin Zgjedhor, ku listat e deputetëve mbyllen gati 70%.

Bujar Leskaj, tha se këto ndryshime dëmtojnë veçanërisht opozitën.

Nëse ne votojmë sot këtë Kod Zgjedhor, certifikojmë ndryshimet kushtetuese që bëri Rama më kërpëratat për të ndaluar koalicionet parazgjedhore. Nëse votojmë këtë kod pa lejimin e koalicioneve, shërbejmë si noterë të rëndomtë të Ramës. Sistemi zgjedhor me lista të mbyllura u vendos 16 vite më parë me argumentet se krijon stabilitet në qeverisjen e vendit dhe hiqte mundësinë e futjes në garë të personave me precedentë penalë. Këto argumente u rrëzuan pasi Rama futi në Kuvend njerëz me precedentë dhe pastaj u detyruan të bënin ligjin e dekriminalizimit”, tha Leskaj.

Sipas tij “PD nuk duhet të shndërrohet në kënetë për të pranuar kode zgjedhore që dëmtojnë opozitën. Listat e hapura inkurajojnë zhvillimin e primareve në parti. Ky kod zgjedhor do shërbejë për goditjen e demokracisë së brendshme në partitë politike. Listat e preferuara do të dëmtojnë jetën e brendshme të partive. Ju elitat, e kam për këta të PD-së, a do të deklaroni se do futeni në pjesën e dytë të listës?”.

Top Channel