Pas një dite të gjatë agjërimi, e dimë që Iftari është momenti ku të gjithë mblidhemi rreth tryezës, bashkë me familjen, për të shijuar ushqimin e përgatitur me dashuri.

Por, a nuk do të ishte edhe më e bukur nëse do ta mbyllnim këtë vakt të veçantë me një ëmbëlsirë të lehtë dhe të shijshme?

Pikërisht për këtë, Krepat natyrale Vici janë zgjedhja ideale për ju.

Gati për 5 minuta, dashuri në çdo kafshim

Të gjithë kalojmë ditë të ngarkuara me punë, sidomos gjatë Ramazanit duke agjëruar.

Prandaj, Krepat natyrale Vici janë bash për ju! Harrojeni brumin, pjekjen e petëve një nga një, dhe orët e gjata në kuzhinë.

Mjafton t’i ngrohni në furrë për 5 minuta dhe ja ku i keni, gati për t’i shijuar.

Paramendoni, krepa të ngrohtë, që mund t’i shërbeni ashtu siç janë, ose t’i mbushni me mjaltë të freskët, çokollatë të shkrirë, fruta të stinës apo arra të grira.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FKosmonteFoods%2Fposts%2Fpfbid09DnrapGswdbMc7EYkPQE28hv1mQVDkADsgd9rN2UFkV4pzdcdU9rgWMEpptNTHhal&show_text=true&width=500

Ëmbëlsia që përkëdhel shpirtin pas Iftarit

Pas një Iftari të bollshëm, trupi juaj ka nevojë për diçka të lehtë, por të ëmbël.

Krepat Vici janë të butë, të hollë dhe plot shije, duke ofruar një balancë të përsosur që nuk e rëndon stomakun.

Shoqërohen mrekullueshëm për një filxhan çaj të ngrohtë apo një pije freskuese.

Këtë Ramazan e mbushim tryezën e iftarit edhe me krepat e ngrohtë dhe të ëmbël, Krepat natyrale Vici.

Një ëmbëlsirë e shpejtë, e shijshme dhe plot dashuri, për t’i bërë momentet të ëmbla dhe të përjetshme.