Prej orës 10:00 të ditës së sotme, krerët më të lartë të Drejtësisë kanë nisur raportimet në mbledhjen e përbashkët të Komisionit të Ligjeve dhe Komisionit për Mbikëqyrjen Institucionale lidhur me punën e bërë gjatë vitit 2024.pari që u ul përpara deputetëve ishte ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, i cili e mori detyrën rreth një muaj më parë.
Gjatë raportimit ai u përplas me deputetët demokratë, të cilët e pyetën nëse ishte produkt i Soros, ndërkohë që ministri u shpreh se gjatë kohës së ndjekjes së studimeve, e vetmja mundësi për të ndjekur shkollën ishte mbështetja përmes organizatave të huaja.
Ndërkohë Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela deklaroi se mbi 2 mijë persona janë përgjuar gjatë vitit 2024 në kuadër të hetimeve të ndërmarra.
Pas orës 16:00 do të nisë raportimin kreu i SPAK, Aldin Dumani.
Deputetja e opozitës Elda Hodi i është drejtuar Altin Dumanit në komisionin e Ligjeve, nëse SPAK ka nisur hetim për çështjen “Aruba”.Lidhur me këtë këtë çështje, opozita pretendon një takim të supozuar mes personazheve të botës së krimit në vitin 2019 në ishullin holandez të Arubës me përfaqësues të qeverisë.
Gjatë Komisionit të Ligjeve, Ivi Kasi i është drejtuar Altin Dumanit me disa pyetje duke e vënë theksin tek perceptimi i qytetarëve për SPAK, që sipas tij e shohin Prokurorinë e Posaçme si të njëanshme në gjykimin e saj.
Kryeprokurori Altin Dumani deklaroi sot para Komisionit të Ligjeve se kur t’I përfundojë mandati si prokuror i SPAK, nuk do të rikandidojë. Teksa prezantoi raportin me punën e SPAK gjatë 2024, Dumani ngriti shqetësimin që prokurorëve të SPAK tu jepet mundësia e rikandidimit pas mandatit 9-vjeçar.
Në mbledhjen e përbashkët për Komisionin e Çështjeve Ligjore dhe Administratën Publike, Oerd Bylykbashi i është drejtuar Altin Dumanit me disa kritika kundër task-forcës së SPAK, duke iu referuar edhe disa rasteve konkrete.
“Grupet janë aktive në disa shtete të BE, si Itali, Spanjë, Belgjikë, Holandë, Gjermani, Norvegji. Këto grupe blejnë kokainë në Amerikën Latine. Grupet janë të përfshirë edhe në trafikimin e qenieve njerëzore dhe krimin kibernetik. Gjatë 2024 janë identifikuar 16 grupe kriminale me rrezikshmëri të lartë, nga të cilat 10 janë provuar në gjykatë për aktivitetin e tyre”.
Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela, në mbledhjen e Komisionit të Çështjeve Ligjore, foli edhe për çështjen e sigurisë nëpër institucionet e drejtësisë. Ai tha se vrasja e gjyqtarit Kalaja “na bëri që të rikonsiderojmë të gjitha masat e sigurisë që kemi nëpër institucione”. Çela shtoi se kushtet nuk janë optimale dhe se sigurimi i perimetrit jashtë institucionit me kompaninë “Illyrian Guard” nuk ka rezultuar efektiv.