Kreshnik Spahiu thotë se kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta shpreson të trashëgojë Partinë Demokratike, pasi të vdesë kryedemokrati, Sali Berisha, të cilin e konsideron në fund të moshës së tij biologjike.

Në një intervistë për Euronews Albania, Spahiu u shpreh se nëse Berisha nuk do të marrë logon e PD-së, grupimi i tij dhe i Metës do të asimilohet.

“Nëse Berisha humbet logon, Partia Demokratike, me një grupim tjetër anti-Berishë do të 10-fishohet dhe do të forcohet dhe Berisha me grupin e Metës do të asimilohet.

Arsyeja tjetër se përse Ilir Meta e mbështet Sali Berishën, është sepse shpreson që një Berishë 80-vjeçar, në fundin e moshës së tij biologjike, ai mund të jetë Lulzimi i ri. Meta endërron që të jetë si Lulzim Basha, trashëgimtar i kësaj partie”, theksoi ai.

Tema