Komandanti i ish-Jugosllavisë, Vlladimir Llazareviç, i dënuar për krime kundër njerëzimit nga Gjykata e Hagës me akuzën e spastrimit etnik gjatë luftës së fundit në Kosovë, është shpallur qytetar nderi nga një qytet në jug të Serbisë.
Llazareviç ka qenë për 10 vjet në burg për shkak të dënimit të shqiptuar nga Tribunali Ndërkombëtar i Hagës për ish-Jugosllavi, për shkak të dëbimeve dhe trajtimit çnjerëzor të kosovarëve, sa ka qenë në pozitën e komandantit të ushtrisë jugosllave në Prishtinë në vitet 1990.
Zyrtarët në komunën Pantelej, afër Nishit, kanë bërë të ditur ndarjen e çmimit për Llazareviçin dhe 10 persona tjerë më herët gjatë kësaj jave.
Në njoftim nuk është cituar aryseja e nderimit. Vendimi për nderim është përkrahur nga asambleja komunale e kontrolluar na Partia Përparimare Serbe e presidentit serb, Aleksandar Vuçiç.
Llazareviç është kthyer në Nish në dhjetor të vitit 2015, meqë është liruar pas kryerjes së dy të tretave të dënimit në Hagë. Ai është mirëpritur personalisht nga atëbotë ministrat e Mbrojtjes dhe Drejtësisë dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë serbe në atë kohë, Lubisha Dikoviç. Llazareviç ka thënë se është dënuar për krime lufte “pa dëshmi”.
“Familja ime ka jetuar në Nish për 49 vjet, sigurisht që kam qenë prezent më pak sepse isha diku në vendin tonë atëherë më të madh sesa është aktualisht. Është, si të them kështu, qyteti im i lindjes, Nishi në tërësi. Me sa kam kuptuar, unë pashë vetëm një pjesë të tekstit të vlerësimit, ata po përmendin vetëm kontributin gjatë mbrojtjes së vendit nga agresioni i NATO -s, ku unë isha komandant i Trupave të Prishtinës. Unë nuk shoh asnjë nga meritat e mia personale këtu, është meritë e të gjithë luftëtarëve nga i gjithë vendi. Midis tyre janë nga Nishi dhe Pantelej” – thotë Lazarevic