
Sundimi i terrorit të një skifteri të Harrisit iu dha fund, pasi u kap nga një banor i fshatit anglez. Zogu dyshohet se kreu rreth 50 sulme ndaj vendasve që në disa raste kanë përfunduar të përgjakur. Skifteri i Harris, më në fund u kap nga banori me emrin e njëjtë Steve Harris, 40 vjeç. “Është një lehtësim për ne dhe për të gjithë fshatin”-tha ai për mediet, i cili e kapi skifterin dhe e futi në një kafaz në oborrin e tij.
“Më kishte ndjekur nëpër fshat kur shkova për të vrapuar dhe kur u ktheva, ai fluturoi poshtë në majë të kasolles time”-tha ai. Harris tha se fëmijëve të tij u ishte ndaluar të luanin jashtë shtëpisë së tyre për disa ditë, për shkak të pranisë së grabitqarit agresiv.
Ky është 43-vjeçari shqiptar që u ekzekutua me plumb në kokë nga bashkëatdhetari në Itali
Zbulim i rrallë në Karaburun, fokat e egra shfaqen në shpellën e Dafinës
Japoni, rrëzohet helikopteri mjekësor në zonën detare në Nagasaki, 3 të vdekur
“Ne jemi gati t’i marrim fëmijët nga shkolla. Ata do të jenë të kënaqur që mund të shkojnë në kopsht”-tha Harris për The Guardian. Alan Greenhalgh, që ndihmoi Harrisin në kapjen e skifterit, tha se zogu mund të ketë qenë agresiv për shkak të të qenit “hormonal”. Greenhalgh tha se zogu u ushqye nga fshatarët në përpjekjet e tyre për ta kapur atë.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Rikujtojmë se zogu i egër më i vjetër i njohur në botë ka bërë një vezë në moshën 74-vjeçare në një ishull të Paqësorit Verior, tha Shërbimi i Peshkut dhe Kafshëve të Egra në SHBA. Shërbimi i kafshëve të egra tha se Wisdom, një albatros Laysan, është parë duke folezuar me një partner të ri dhe ka bërë një vezë në Strehën Kombëtare të Kafshëve të Egra Midway Atoll, që ndodhet në skajin veriperëndimor të Arkipelagut Havai. Studiuesit thanë se ishte veza e parë e Wisdom në katër vjet dhe zogu vlerësohet të ketë sjell 50 deri në 60 vezë gjatë jetës së saj./TAR
