Moti i keq me rreshje të shumta shiu dhe stuhi ka përfshirë të gjithë vendin. Ndërkohë Ministrja e Bujqësisë Frida Krifca thotë se Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve, me anë të katër Drejtorive Rajonale është në kontakt me fermerët dhe kujton rekomandime të hollësishme se si ata duhet të tregohen vigjilentë për të marrë masa në mbrojtje të shëndetit dhe jetës së kafshëve në fermë dhe prodhimeve bujqësore.

Postimi:

Të dashur fermerë,

Ndërsa situata meterologjike vijon të jetë e ngarkuar, me reshje të shtuara dhe erëra të forta, jemi duke mbajtur në monitorim të gjithë hidrovorët përmes Drejtorive tona të Ujitje Kullimit të cilët deri tani paraqiten në kuota normale. Drejtoritë janë në gatishmëri dhe komunikim të vazhdueshëm me strukturat e Emergjencave Civile, Bashkitë dhe OSSHE.

Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve, me anë të katër Drejtorive Rajonale është në kontakt me fermerët dhe kujton rekomandime të hollësishme se si ata duhet të tregohen vigjilentë për të marrë masa në mbrojtje të shëndetit dhe jetës së kafshëve në fermë dhe prodhimeve bujqësore.

Rreziku i shkarkesave elektrike nga kushtet klimatike kërkon kujdes të veçantë në tufat e blegtorisë që ndodhen në kullota, ndërsa intensiteti i lartë i reshjeve të shiut mund të shkaktojë përmbytje të tokave bujqësore apo serave. Për të kërkuar ndihmë në raste përmbytjesh, mund të kontaktoni në numrin e gjelbër 08003366.

Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve info@akvmb.gov.al.

Bashkë për Bujqësinë

Bashkë për Shqipërinë