Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në SHBA, ku një 49-vjeçar shqiptar ka vrarë bashkëshorten 48-vjeçare dhe më pas është vetëvrarë.

Arben Gllafca ka qëlluar disa herë mbi Arjana Gllafcën dhe më pas e ka përdorur armën për t’u vetëvrarë.

Të dy janë gjetur brenda në banesë, në Huntertown.

Kur oficerët arritën, ata gjetën Arjana Gllafcen dhe Arben Gllafcen tashmë të vdekur pasi kishin vuajtur nga plagët e dukshme.

Çifti Gllafca mësohet të kenë qenë prindër të dy fëmijëve, një i mitur dhe një 24-vjeçar.