Një krim i paprecedentë. Kështu e ka cilësuar avokati Gazmend Halilaj, vrasjen e gruas në Prishtinë, e cila në prani të familjes së saj, u vra nga grabitësit. Në një lidhje live për emisionin ‘Me zëmër të hapur’ në News24 të moderatores Evis Ahmeti, avokati tha se prokuroria dhe policia duhet të zbardhin ngjarjen.
“Është rast tronditës, pasi në 2023 veprohet kështu ndaj një gruaje, ndaj një viktime krejtësisht të pafajshme. Një lajm tronditës që na ka shokuar të gjithëve. Shpresoj që Prokuroria dhe policia të bëjnë të pamundur që të zbardhin detajet.”, tha Gazmend Halilaj.
Avokati tha se ende policia nuk ka një pistë konkrete.
“Mendoj se portalet te ne në këto ngjarje i pasurojnë për klikime, pa pasur asnjë bazë. Janë disa prononcime që nuk kanë bazë. Ata aludojnë se pse kanë shpëtuar burri dhe fëmijët dhe është vrarë gruaja. Ata kanë pasur qëllim që të marrim aq sa munden. Çdo ambient ka kamera sigurie sot dhe më pas shkon drejt autorëve. Kam besim se do të zbulohet ngjarja.”, theksoi ai.
(BalkanWeb)