Nga Erion Murataj!

Ka shumë interpretime lidhur me fjalët ashtu si dhe me qëndrimet.
Ka vetëm një të tillë për faktet.
E teksa pjesa dërrmuese e fundërrinave zvarranike në studio, në auditorë, në kafene apo dhe krevat rreken të interpretojnë ka dhe një pakicë, fatkeqësisht e vogël që ka ngelur që nuk i duhet interpretimi pasi atyre u flasin faktet.
Shabllonet e togëfjalëshit që zvarritet të justifikojë amoralen dhe shitjen e menderes e zbyth vetëm fakti.
Në fakt nuk ka lajm nëse themi që prostituimi i gjithçkaje apo kujtdo për një copë buke pa nder është sot e zakonshme.
Lajm është që kur i ofron të kundërtën kujtdo orvatet ti bej fresk listës së gjatë të të dërrmuarve, madje përtypet dhe nxihet si gocat e punës në rrugët e Europës në fytyrë kur duhet ti bëj ata të vijnë e ti sjellin bie fjala qoftë e shaminë apo shapkat.
I dhimbsen dhe fakton kështu se nuk është çeshtje buke.
Ajo është justifikim , thjeshtë i vjen keq që s’do të prostituojë më në vathen e amoralitetit që është berë si thonë këta kontemporanet ” trendy “.
Ndaj është e kotë për pakicën e atyre pak burrave që kanë ngelur të orvaten të gjejnë një interpretim me vemjet e të dërrmuarve.
Zvarranikë të tillë janë thjeshtë pjesë e ushtrisë së listës së dërrmuar që dhe pa bukë ti lërë , ata prapë do t’i shëbejnë./Egnatia news