Ish-këshilltarja ligjore kryesore e forcave të armatosura të Izraelit, Yifat Tomer–Yerushalmi, është arrestuar në kuadër të një hetimi lidhur me rrjedhjen e një videoje në gusht të vitit 2024, e cila dyshohet se tregon keqtrajtimin e një të burgosuri palestinez, raportoi sot gazeta Times of Israel.

Sipas burimeve, ndaj znj. Tomer–Yerushalmi, e cila dha dorëheqjen të premten, ku ekzistojnë dyshime se ka penguar hetimet policore mbi rrjedhjen e videos.

Në letrën e dorëheqjes, ajo thuhet se mori përgjegjësinë për publikimin e materialit, duke theksuar se synimi i saj ishte të “luftonte propagandën e rreme kundër autoriteteve ushtarake të rendit”.

Në të njëjtin hetim është arrestuar edhe ish-prokurori ushtarak kryesor, Matan Shalomos, raportojnë mediat izraelite.

Videoja, e regjistruar nga një kamerë sigurie, tregon ushtarë izraelitë që dyshohet se keqtrajtojnë një të burgosur, i cili akuzohej për lidhje me Hamasin, në qendrën ushtarake të paraburgimit Sde Teiman, në jug të Izraelit, gjatë korrikut 2024.

Sipas raportit, rrahja nuk është e dukshme qartë, pasi ushtarët formojnë një rreth me mburoja për të bllokuar pamjen e kamerës.
I burgosuri më pas është dërguar në spital, sipas mediave izraelite.

Policia izraelite ka bërë të ditur se po zhvillon hetime për të përcaktuar nëse zyrtarë të prokurorisë ushtarake janë të përfshirë në rrjedhjen e videos.

Akuza penale janë ngritur ndaj pesë rezervistëve për incidentin, ndërsa avokatët e tyre kanë hedhur poshtë akuzat se i burgosuri është keqtrajtuar edhe seksualisht.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu dënoi publikimin e videos, duke e përshkruar atë si “ndoshta sulmin më serioz në nivel të imazhit publik që ka pësuar Izraeli që prej themelimit të tij”. Ai theksoi se do të zhvillohet një hetim “i pavarur” dhe “i paanshëm” për rrjedhjen e materialit, sipas Times of Israel.