Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e gjykatës së Kukës për dënimin me 30 vite burg të Agron Tufës, i akuzuar për vrasjen dhe groposjen e trupit të Kejsi Hysës në 2018, në Nikël të Krujës. Ky i fundit u dënua në mungesë, ndërsa pak kohë më parë u arrestua në Itali.

Masakrimi i Kejsi Hysës dhe fshehja e kufomës në afërsi të Niklës ndodhi për shkak të pazareve të kanabisit. Ngjarja tronditi vendin në 2018, viktima i la të ruajë rreth 50 kg kanabis, Hysni Ramaj i cili është dënuar më herët me 30 vite burgim.

Ai ka treguar gjithë dinamikën e vrasjes, pasi sipas tij pas humbjes së ngarkesës viktima kërkoi paratë dhe konfliktet kanë kulmuar në një parcele me hashash që disponohej nga Ramaj dhe Tufa të cilët pasi e vranë e vodhën varësen e floririt dhe orën Rolex e varrosën.

Kush ishte Kejsi Hysa?

Kejsi Hysa është ekzekutuar në korrik të vitit 2018. Ai njihej në Krujë si fajdexhi, pasi jepte borxh në kërkim të interesit. 34-vjeçari që gjykohej në Sarandë për akuzën e vrasjes, dhe ishte në kërkim, qëndronte i lirë në këtë zonë në Krujë që sipas Prokurorisë ai kryente aktivitet kriminal në fushën e tregtimit të drogës dhe administronte një lokal, të quajtur bar “Nikla”.

Pikërisht në këtë lokal është njohur dhe me Hysni Ramën, me të cilin kishte krijuar një marrëdhënie të ngushtë dhe besim shoqëror, duke i dhënë herë pas here sasi droge për ta mbajtur në ruajtje në banesën e tij. Për këtë shërbim, Hysni Ramën e paguante 100 deri në 200 euro. Por hera e fundit që i ka dhënë 50 kg drogë për ruajte, nuk ka qenë e suksesshme…

Top Channel