Policia e Shkodrës ka vënë në pranga dy persona, të cilët dyshohen si bashkëpunëtorë në ngjarjen kriminale të ndodhur mbrëmjen e së hënës në Velipojë, ku humbën jetën Ersild Ishmi dhe Arsid Hoxha.
Dy të rinjtë i qëlluan për vdekje nga dy vëllezërit Eduard dhe Gëzim Frroku, pronarë të një hoteli. Të arrestuarit janë punonjës në hotelin e familjes Frroku, të identifikuar si Mario Palin dhe Zyber Zagrad.
Policia vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar të krimit të dyfishtë.
