Në vrasjen e 50-vjeçarit Pëllumb Meta në Durrës, një ngjarje e rëndë që u zbardh një ditë më parë, rezultoi se në këtë krim ishin të përfshirë familjarët.
Fillimisht ishte vajza 19-vjeçarja, Hygerta Meta, ajo që rrëfeu se kishte kryer krimin e rëndë, duke thënë se vrau babanë e saj për shkak të konflikteve dhe se donte ta fejonte pa dëshirë.
Por me pas me vijimin e hetimeve ngjarja mori tjetër rrjedhë, pasi u zbulua se autori i dyshuar i krimit ishte djali i viktimës, 25 –vjeçari Hysen Meta.
Megjithatë për këtë ngjarje u arrestuan të tre fëmijët. Ndërsa hetimet vijojnë ende për të zbardhur të plotë këtë krim horror të ndodhur në fshatin Shënvlash të Durrësit.
50-vjeçari u gjet më (23 shkurt 2024) i groposur në një gropë rreth 1.5 në kasollen pranë banesës, ku ishte i mbështjellë me plasmas. Ndërkohë pas ekzaminimit të armës policia arriti të shkonte drejt autorëve të dyshuar të kësaj vrasje.
Zhdukja e Pëllumb Metës u denoncua më 13 shkurt 2024, nga djali i madh Hyseni, 25 vjeç, kallëzim që vuri në lëvizje policinë e Durrësit.
Gazetari Leonidha Musaj ka siguruar për “ABC News” dëshminë e djalit të arrestuar si i dyshuar për vrasjen, Hysen Metës, i cili dyshohet se vrau babain dhe bashke me motrën, vellain e vogel dhe nenen tyre e groposen dhe e deklaruan te zhdukur.
“”Po unë e qëllova. Debatuam keq. Ishin edhe anëtarët e tjerë të familjes në shtëpi. Ishte data 10 shkurt. Ne mesdite ka ndodhur ngjarja. Nuk ishte hera e parë që debatonim. Aty u mbush kupa. Kur ikte ai ne pune i thoshim njeri tjetrit na nxiu jetën, me këtë njeri nuk jetohet. Mesditën e dhjetë shkurtit, gjatë debatit mora pistoletën dhe e qëllova disa herë. Nuk me kujtohet sa herë e shkrepa armen. Ishim ne dhome, atë e mbuloi gjaku. Bashke me motrën dhe vëllain e morëm trupin, e mbështollëm me plastmas mos të rridhte gjak. Me pas hapëm gropën brenda kasolles me qëllim mos të na shikonte njeri. Gjate mbrëmjes zhvendosem trupin nga shtëpia deri te kasollja. E mbuluam aty. Me pas planifikuam se çfarë do të thoshim në polici. Pasi zhdukem trupin, duhet të zhduknim makinën. E morëm makinën dy ditë me pas dhe çuam diku afër sektorit Rinia. Pastaj erdhëm ne polici. Me pas dihet, ndodhi ajo qe e dini edhe ju. E zbuluat. Donte ta merrte përsipër motra pasi në një farë mënyre ishte shkaku i sherrit. Por e vërteta është kjo që them unë. Marrë përsipër autorësinë, nuk jam penduar. Me vjen keq vetëm për motrën dhe vëllain se nuk kanë faj fare”,- ka qenë kjo një pjese e dëshmisë se 25 vjeçarit.