Kreu i PD Sali Berisha ka akuzuar Taulant Balla se fsheh krimet e tij ndërkohë që është ministër.
“Ka kriminelë sot që fshihen bodrumeve, por më kriminel se të tjerët janë ata që fshehin krimet në zyra ministrash, i tillë është Taulant BALLA.
Kam sjellë këtu për ju një dëshmi tjetër të krimeve të tij të shëmtuara.
“Target” emër kod, informoi PIN-n se Tao ka thënë se do të pastrojë plotësisht komisariatin e do të largohen të gjithë ata të lidhur me…
Pasi mori përsipër arrestimin me prokurorë dhe gjykatës, pasi me Alfred Shehër dhe Pajtime Fetah e avokatët e tyre, tani Tao merr përsipër të pastrojë komisariatin me kërkesë të Boeret-it”, tha ai.
