Janë këshilltarët e Partisë Social Demokrate të cilët braktisën punimet e mbledhjes së këshillit bashkiak të enjten.
Të parët që u larguan ishin këshilltarët e koaliconit “bashkë fitojmë” të cilët kërkuan interpelancë me kryetarin e bashkisë Benet Beci për shkarkimin e disa punonjësve nga bashkia.
Fill pas tyre dolën edhe këshilltarët e Tom Doshit duke u bërë shkak për përfundimin e mbledhjes që nuk mund të vazhdonte pa kuorumin prej 26 këshilltarësh.
Partia Socialiste ka 18 vende në këshillin bashkiak, numra që nuk i mjaftojnë për të zhvilluar mbledhjet e vetme ndërsa PSD ka 11 vende.
Kjo është hera e parë që këshilltarët e Tom Doshit braktisin mbledhjet e keshillit bashkiak duke ngritur shumë pikëpyetje në lidhje me koalicionin historik që ata kanë me socialistët.