Deputeti Dashamir Shehi e quajti propagandë enveriste deklaratën e kryeministrit Edi Rama për Britaninë e Madhe, pas krisjes diplomatike mes dy vendeve, lidhur me një reagim linçues të ministrit të Emigracionit për shqiptarët.
Në emisionin Now në Euronews Albania, Shehi u shpreh se presioni britanik i drejtohet qeverisë shqiptare, që duhet të marrë disa masa për të frenuar emigrimin, duke nisur nga filtrimi i atyre personave që largohen.
“Qeveria duhet të luajë një rol që të paktën të japë shenja që po e lufton fenomenin. Ne bëjmë propagandë sikur ne jemi lavdia e Evropës dhe po na poshtërojnë. Ne po e poshtërojmë vetë veten tonë. Po mor po, të bezdisshëm janë shqiptarët në Angli, ti s’merr asnjë masë, s’ke asnjë lloj filtri.
Ky mund të jetë gabimi i atyre, mund të gjendet një formulë emigrimi legal në këtë periudhë që ata janë nevojë. Por duhet ta pranojmë; në Angli ka bërë strehë një grup, një organizatë kriminale, gjë që s’e ka bërë në Gjermani dhe nga Gjermania nuk reagohet në të njëjtën mënyrë”, tha Shehi.