Këto ishin fjalët e kryeministri Edi Rama në Vaun e Dejës, në një takim përmbyllës të fushatës me strukturat atje. Vetëm një javë nga dita e zgjedhjeve, Edi Rama e paralajmëroi publikisht kryebashkiakun socialist që të mos bëhej palë me Tom Doshin.

Eshte fort e qetë në zonë kishin shkuar dhe në veshin e kryeministrit, ndaj dhe Edi Rama si rrallëherë, u detyrua ta paralajmëronte publikisht Kristian Shkrelin që të mos luante me dy porta.

Që kryebashkiaku socialist nuk e dëgjoi apelin e kryetarit, kjo është pak po e sigurt, por nëse ai u përfshi në fushatë për Tom Doshin dhe ka përdorur pushtetin lokal për të mbushur “thesin” e PSD-së, këtë do ta provojë Prokuroria e Posaçme.

Siç raportohet, agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë zbarkuar në Vaun e Dejës dhe i kanë sekuestruar celularin Kristian Shkrelit, shoqëruesit të Tom Doshit, si dhe disa zyrtarëve të Partisë SocialDemokrate.

Kristian Shkreli është zgjedhur kryebashkiak i Vaut të Dejës në zgjedhjet e 14 Majit 2023, nën siglën e Partisë Socialiste, por mesa duket situata ka ndryshuar edhe në bazë menjëherë pas krisjes së marrëdhënies mes aleatëve Rama-Doshi.