
Futbollisti shqiptar Kristjan Asllani ka shënuar një tjetër gol me Interin në Serie A.
Mesfushori shqiptar ka realizuar nga pika e penalltisë golin e dytë në ndeshjen ndaj Torinos.
Ky është goli i dytë këtë sezon për shqiptarin me skuadrën e Interit, ndërsa ka arritur të asistojë edhe në dy gola të tjerë për shokët e tij.
Nëse takimi do të mbyllej me këtë rezultat, Interi shkon në kuotën e 77 pikëve, po aq sa Napoli, i cili do ta luajë në mbrëmje ndeshjen e kësaj jave.
