Ish-kryeministri Sali Berisha, në Foltoren e radhës e cila e pati sot ndalesën në Elbasan, iu përgjigj kreut të qeverisë Edi Rama në lidhje me situatën ekonomike në vend para vitit 2013. Berisha u shpreh se në 2013 shqiptarët kishin rrogat më të larta, në ndryshim nga sot, ku sipas tij rrogat janë të më të ulëta. Ai mori shembull situatën e bizneseve në Gjirokastër duke theksuar se shumica e tyre kanë ulur qepenët.
“Vij sot në këtë Foltore më i motivuar se kurrë. Sot është një thirrje e brendshme e çdo demokrati dhe shqiptari. Duhet të ngrihemi dhe të bashkohemi për t’i dhënë përgjigjen e merituar kësaj situate dramatike të krijuar nga vendosja e regjimit në Shqipëri. Edi Rama dhe regjimi i tij ka katandisur Shqipërinë dhe shqiptarët në delen e zezë të Ballkanit dhe Europës nga një tokë e bekuar në një vend pa shpresë ku të rinjtë ikin dhe vetëm ikin. Para dy ditësh isha në Gjirokastër në një mjedis të zjarrtë të demokratëve. Dola nga një hotel i klasit të parë.
I zoti bashkë me familjen kishin bërë gjithçka për të përfaqësuar qytetin në mënyrën më dinjitoze ndërsa sa dilje nga hoteli ishte i pafund vargu i dyqaneve i mbyllur me kompesata. Mendova çfarë kanë bërë këta. Asnjë projekt. Kështu në tërësi është e gjithë Shqipëria. Shqiptarët nisën një rrugë zhvillimi dhe kaluan në një kërcim të madh në grupet e vendeve me të ardhura të mesme të larta. Sot janë 30% më ulët se ishin në vitin 2013. Në vitin 2013 kishim rrogat më të larta. Sot ne kemi rrogat më të ulëta. Ndaj dhe shqiptarët ikin. Ku jemi ne sot pas 8 vitesh. Jemi vendi ku janë investuar nga borxhet dhe taksat tuaja mbi 5 mld euro. Janë ndërtuar gjithsej 34 km autostradë të lëna në mes në vitin 2013. Ai u tha shqiptarëve se jemi rritur 18%”, u shpreh Berisha.
Në lidhje me situatën në rajon dhe integrimin në BE, Berisha u shpreh se prej 6 vitesh diskutohet që vendet e Ballkanit të mos përfshihen në BE por të shihen si vende partnere. Ai deklaroi se Kosova është penalizuar nga liberalizimi i vizave për shkak të kriminalitetit në Shqipëri.
“Raporti ynë me BE është e tillë. Prej 6 vitesh vendet e Ballkanit diskutohet të mos përfshihen më në integrim. Por të shihen si vend partner. Kur ti je shndërruar në qendër të krimit të organizuar në Amerikë, Lindjen e Mesme dhe më gjerë, kush do të punojë me ty. Kjo e pengon Kosovën për të hapur vizat. Kosovës nuk i hapen vizat për shkak të krimit të organizuar shqiptar. Ky njeri merr mandatin e tretë sepse opozita kalon nga humbje në humbje. Kreu i opozitës nuk respekton as rregullin kryesor. Humbe zgjedhjet, mirupafshim.
Kandidati për kancelar dha dorëheqjen. Partia donte që ai ta çonte në fitore. Ish-kryetari ynë aktual kalon nga humbje në humbje dhe nuk mendon se duhet të hapë rrugën për të shkuar drejt fitores. Në një akt të pa shembull në historinë e pluralizmit, Rama orkestron asgjësimin e pluralizmit në Shqipëri. Pengu i tij deklaroi se vendimin për Berishën e mora vetë, në një kohë kur nuk mund ta merrte kurrë vetë. E mora vetë për shpëtuar karrigen e tij njësoj si bëri në zgjidhe. Humbi në zgjedhje dhe e shpalli masakrën. Në vend që ta mbronte votën tuaj, duke e denoncuar, u mor me karrigen e tij. Në vitin 2021, diferenca mjerisht midis nesh dhe vetë demokratëve”, tha ish-kryeministri.