Ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi sërish qeverinë për krizën energjetike, e cila mund ta detyrojë atë të rrisë çmimin e energjisë dhe për konsumatorët.
Sipas ish-kryeministrit, kriza energjetike në Shqipëri nuk ka ardhur si pasojë e luftës në Ukrainë apo motit, por si pasojë e vjedhjes dhe plaçkitjes.
Për Berishën, në vitin 2021 pati prodhim rekord të energjisë, por ajo u shit me çmim më të ulët nga sa ishte në bursa, duke hedhur në këtë mënyrë një akuzë për vjedhje të diferencës.
