Lideri autoritar i Bjellorusisë i ka thënë BBC-së se është “absolutisht e mundur” se forcat e tij kanë ndihmuar emigrantët të kalojnë në Poloni, por mohon që ata të jenë ftuar.

Mijëra emigrantë, kryesisht nga Lindja e Mesme, janë përpjekur të hyjnë në BE nëpërmjet Bjellorusisë prej muajsh, përcjell abcnews.al.

Në një intervistë ekskluzive, Alexander Lukashenko tha: “Ne jemi sllavë. Ne kemi zemër. Trupat tona e dinë se emigrantët po shkojnë në Gjermani.” “Ndoshta dikush i ka ndihmuar. Unë as nuk do ta shqyrtoj këtë,” shtoi ai.

BE, NATO dhe SHBA kanë akuzuar liderin e Bjellorusisë për joshjen e emigrantëve në kufi me premtimin e rremë për hyrje të lehtë në BE. Diçka që ai e ka mohuar.

“Unë u thashë atyre [BE-së] se nuk do t’i mbaj emigrantët në kufi dhe nëse vazhdojnë të vijnë tani e tutje, unë nuk do t’i ndaloj, sepse ata nuk po vijnë tek unë, ata po shkojnë te ty”, tha ai.

“Unë nuk i ftova këtu. Dhe të jem i sinqertë, nuk dua që ata të kalojnë nëpër Bjellorusi,” shtoi ai.

Lukashenko ka qenë në pushtet që nga viti 1994, por rizgjedhja e tij si president vitin e kaluar u diskreditua gjerësisht nga Perëndimi dhe nuk u njoh nga BE. g.v/abcnews.al