Pasditen e sotme, është vrarë në oborrin e banesës së tij, Gentjan Bejtja.
Bëhet me dije se ai është qëlluar nga persona të paidentifikuar, të cilët e kanë vrarë me armë zjarri kallashnikov. Bejtja u ka shpëtuar edhe 3 atentateve disa vite më parë. Ai ishte shpallur në kërkim që nga muaji korrik, kohë kur atij iu ekzekutua kunati.
Policia njofton se pak më larg vendngjarjes është gjetur i djegur një automjet, i cili dyshohet se është përdorur nga autorët.
