Erion Murataj PSD

Në turin e takimeve në Vlorë, kryeministri Edi Rama është takuar dje edhe me përfaqësues të operatorëve turistikë për sezonin veror 2025.

I pranishëm në këtë aktivitet ishte edhe kryebashkiaku demokrat i Kavajës, Fisnik Qosja i cili i ishte përgjigjur pozitivisht ftesës së kreut të qeverisë, duke marrë pjesë përkrah kryebashkiakëve socialistë të Vlorës, Lezhës dhe Durrësit.

Ky detaj nuk i ka shpëtuar kryeministrit, i cili nuk i ka kursyer batutat për kryebashkiakun demokrat dhe procesin e primareve të zhvilluara nga PD-ja.

“Kemi pasur probleme primare në Kavajë, por besoj që do ta kapërcejmë atë traumë dhe besoj që me rrugën lidhëse të Kavajës me bregdetin, që është një projekt i kryetarit të bashkisë Kavajës, i cili e përshëndes ka ardhur këtu, e pashë që ishte pak i turbulluar nga primaret, por besoj që, po patjetër me dy gishta gjithmonë”, tha Rama, duke folur më tej për projektet që lidhin Kavajën me qytetet e tjera.

Procesi i primareve të Partisë Demokratike në qarkun e Tiranës nxori më të votuarin, ish-kreun e PD-së së Kavajës Hysen Kadiu, por që u tërhoq u tërhoq nga kandidimi pasi nuk e pa veten në pjesën e mbyllur të listës.