Një denoncim tepër i rëndë dhe i pazakontë ka ardhur për kryebashkiakun e Kolonjës, Erion Isai, i cili ngacmon djemtë në chat për favore seksuale.

Kulmi arrin kur vetë Isai përfshin dhe gruan në lojën e tij të pisët për t’u afruar me djem shumë më të vegjël në moshë.

Rasti është i frikshëm pasi Isai mban një post tē rëndësishëm publik, ku mundësia për t’iu afruar fëmijëve të pambrojtur është tepër e madhe.

Nga komunikimet e siguruara, Isai kërkon të fusë në shtrat djem të moshave të ndryshme.

Më i rëndë është fakti se Isai ka bërë pjesë e këtyre aferave seksuale me meshkuj, edhe grusn e tij.

Gaztori i Kolonjës i kthyer në një “politikan” grabitqar është personazh i përfolur dhe në afera të mëdha korrupsioni, duke rënë në rrjetën e përgjimeve të SPAK dhe pas një hetimi u pezulluan të paktën 9 zyrtarë.

Sipas dosjes hetimore, Isai bisedon me një këshilltar të bashkisë për kërkesën e një biznesmeneje të lëndëve drusore, teksa e këshillon se me këtë marrëveshje “merr një dorë të mirë” parash.

Erion Isain kapet duke bërë allishverishe me shtetasin Lirjan Hyseni, anëtar i Këshillit Bashkiak Ersekë, për shitjen e një sasie prej 1 mijë metra kub lëndë drusore. Këshilltari Lirjan Hyseni, me 15 tetor të vitit 2021, i kujton Erion Isait, se në këtë rast “bën një dorë të mirë…”.

Kjo bisedë zhvillohet mes tyre një ditë pasi Hyseni kishte takuar biznesmenen e druve në Korçë, Mirela Matraku.

Kjo e fundit kërkonte të blinte sasinë e druve, ndërsa Isai i komunikon Hysenit që Matraku duhet të marrë letrat dhe të shkonte ditën e martë, por fillimisht duhej të kontaktonte, përgjegjësin e Pyjores në Bashkinë Kolonjë. / Eksluzive.al