Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja ka miratuar një leje për ndërtimin e një kompleksi në Elbasan, një investim qindra mijëra euro. Rezidenca e quajtur ‘Arena’ po ndërtohet nga kompanitë Togli Konstruksion dhe Dika 2011, me pronarë Rexhep Jolla dhe Mario Dika.

Mes pronarëve përfitues rezulton edhe Iljaz Llatja, i cili është babai i kryebashkiakut të Elbasanit Gledian Llatja. Nuk dihet se sa është pjesa takuese në letër e z. Iljaz Llatja, por vendimarrja e të birit Gledian Llatja, është jo vetëm në konflikt interesi, por ka edhe natyrë korruptive.

Miratimi i një leje ndërtimi për babanë, praktikisht për veten e tij, duket një lëvizje e guximshme e Llatjas në kushtet kur SPAK po mbush qelitë me kryebashkiakë, ish ministra dhe drejtorë. Ka dyshime të forta se Llatja është pronari kryesor i kompleksit dhe se dy kompanitë dhe pronarët e tjerë janë kamuflim.

Aferat me tendera

Gledian Llatja ka ruajtur klientelën e paraardhësit sa i takon fituesve së tenderave. Janë një çetë biznesmenësh, disa nga të cilët anëtarë të organizatave kriminale, të cilët ndajnë mes njëri-tjetrit tenderat në Elbasan. Fillimisht, Gledian Llatja ia dha vulën dhe firmën nënkryetares së bashkisë Aulona Bylykbashi për të firmosur tenderat për njerëzit e krimit dhe korrupsionit.

Por, duket se zonja Bylykbashi u tremb nga SPAK dhe nuk pranoi më të firmoste, edhe pse për çdo firmë dyshohet se merrte pjesën e saj. Në këtë rrethana, Llatja ia ka dhënë vulën nënkryetarit tjetër Asim Sula, i cili firmos tenderat e dyshimtë për rrethin e përhershëm klientelist.

Me sa duket Llatja mendon se kjo manovër mund t’a shpëtojë atë nëse do t’i vijë dita e përballjes me drejtësinë dhe se në duart e SPAK-ut do të bien Bylykbashi dhe Sula. Gjithsesi, Asim Sula është hedhur menjëherë në veprim, duke firmosur një tender 650 mijë euro për Nuri Ballën, pjesë e rrethit klientelist, lidhje e një deputeti të fuqishëm. Fituesi është diktuar me pazar në tavolinë, nuk ka pasur konkurrencë dhe oferta fituese është gati sa fondi limit.

Nga ana tjetër, drejtori i Ujësjellësit Luan Tabaku, disa ditë më parë, ka firmosur tenderin e radhës 2.3 milionë euro për ‘urithin e tenderave’ Eral Myftaraj, i cili mashtron me zbatimin e kontratave dhe që ndryshon çdo javë telefonin nga frika e SPAK-ut.

Eral Myftaraj është gllabëruesi më i madh i tenderave në Qarkun e Elbasanit. Herë duke u servilosur pas deputetëve, ish ministrave dhe drejtorëve, herë duke bërë pazare, herë me mashtrime dhe pothuajse në çdo rast duke dhënë ryshfet, Eral Myftaraj përlan të gjithë tenderat e mëdhenj në Qarkun e Elbasanit, duke mashtruar me zbatimin e kontratave dhe manipuluar volumin e punimeve.

Gjatë 7 viteve të fundit, vetëm me kompaninë e ndërtimit Meteo, Myftaraj ka marrë 45 milionë euro tendera. Mbi 10 milionë euro tendera i ka marrë me kompaninë AL-MEXWOOD.

Bashkia Elbasan nën kontrollin e grupeve kriminale

Referuar dosjes së SPAK dhe disa dokumente tenderash, rezulton se Suela Çela nuk kishte rekrutuar vetëm gjyqtaren Pajtime Fetah, shefin e krimeve Dedan Gjoni etj., por kishte nën urdhëra edhe kryetarin dhe nënkryetaren e Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja dhe Aulona Bylykbashi, të cilët kanë organizuar dhe firmosur tendera me nayrë korruptive për anëtarët e bandës së Suel Çelës, pasi ky i fundit kishte ndarë detyrat në qytet.

Në 13 nëntor 2023, nënkryetarja e Bashkisë Elbasan, Aulona Bylykbashi, me autorizim të kryetarit Gledian Llatja, firmos një tender me flamur korrupsioni, me vlerë rreth 600 mijë euro, për kompaninë Viola Green, për kryerjen e shërbimit të pastrimit në disa njësi administrative të Bashkisë Elbasan. Janë skualifikuar të gjitha kompanitë e tjera nga gara. Është skualifikuar një ofertë më e ulët. Ofeta fituese është gati sa fondi limit.

Administrator dhe bashkëpronar i kompanisë fituese Viola Green është Bujar Shega allias Marsel Shega, i cili sipas dosjes së SPAK, është ‘truri’ financiar i organizatës kriminale me në krye Suel Çela. Shega u arrestua në Milano falë bashkëpunimit të autoriteteve shqiptare me ato italiane.

Shega është identifikuar nga SPAK si financues dhe organizator i trafikut të kokainës nga Amerika Latine drejt vendeve si Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, Italia, Belgjika dhe Holanda. Sipas dosjes së SPAK, grupi i Suel Çelës u angazhua të trafikojë në dy raste 930 kilogramë kokaina nga Ekuadori drejt Europës ndodhur në 2020 dhe në përpjekjen tjetër për të trafikuar 466 kilogramë kokainë nga Ekuadori drejt Holandës, ngarkesë e zbuluar në 2021.

Përpos pastrimit të parave të kokainës, biznesmeni nga Peqini, Bujar Shega allias Marsel Shega ka marrë 14 milionë euro tendera publikë për pastrimin e qyteteve, përmes kompanisë Viola Green, nga bashkitë Elbasan, Peqin, Cërrik, Përrenjas, Kuçovë dhe Rrogozhinë.

Gentian Sharra pjesë e bandës së Talo Çelës, kishte vënë në rresht entet publike në Elbasan duket marrë 14 miliona euro tendera përmes gruas së tij Olta Sharra.

Pas arrestimit dhe dekonspirimit të përfitimit të tenderave përmes bashkëshortes, Gentian Sharra ka dyshime të forta se po përdor shtetasin Elgert Laskaj, për të përfituar para publike.

Elgert Laskaj është bashkëpronar me Olta Sharrën, gruan e Gentian Sharrës, në kompaninë e ndërtimit MPED-XH GROUP. Kompania po hetohet nga SPAK për pastrim të parave të krimit.

Elgert Laskaj është ndërkohë pronar i kompanisë ‘GERTI -1987’, e cila ka marrë rreth 20 milionë euro tendera të dyshimt

Nazif Bajrami, i skeduar nga autoritetet zvicerane për trafik droge ka ‘futur në xhep’ kupolën e Bashkisë Elbasan, duke ndarë dhe përvetësuar paratë publike përmes tenderave të paracaktuar dhe mashtrimit me zbatimin e kontratave.

Bashkëshortja e Nazif Bajramit, Anduena Bajrami (Prifti), ka qenë nënkryetare e Bashkisë Elbasan pas vitit 2013, pranë Lalë Qazimit dhe më pas Gledian Llatja. Gjatë kohës kur gruaja ishte nënkryetare e Bashkisë Elbasan, bashkëshorti Nazifi merrte tendera nga Bashkia Elbasan. Çifti i bënte procedurat në shtëpi, caktonin vetë fondin limit, kriteret dhe më pas shpallnin veten e tyre fitues. Vështirë të gjendet një skemë më flagrante korrupsioni, me kaq shumë fakte dhe lidhje konkrete.

MARRË NGA PORTALI PRAPASKENA.COM

LINKU ORIGJINAL

https://prapaskena.com/2025/03/09/kryebashkiaku-i-elbasanit-gledian-llatja-i-jep-babait-te-tij-leje-per-pallate-grupet-kriminale-perlajne-tenderat-bylykbashi-refuzon-te-firmose-vula-i-kalon-asim-sules