Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është paraqitur këtë mëngjes në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion.
Mësohet se Veliaj është thirrur në cilësinë e deklaruesit nga prokurorët e posaçëm.
Ai doli nga ambientet e SPAK pas pesë orësh, ndërsa tha vetëm “do të shpjegoj” për gazetarët.
Dy javë më parë, hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit sekuestruan aparatin telefonik të Ajola Xoxës, bashkëshortes së Veliajt.
Top Channel
