Monika Kryemadhi duket se ka vendosur të mos bëjë rezistencë por të zbatojë vendimin e Presidentit të PL-së, bashkëshortit të saj, Ilir Meta që e distancoi nga partia, që në emër të nepotizmit, e largoi nga Kryesia dhe organet e tjera vendimmarrëse. Për këtë arsye, deputetja Kryemadhi ka gjetur rrugë të reja të daljeve të saj për mediat.

“Kjo është hera e parë që dal nga ky podium”

Kryemadhi ka lënë pas krahëve edhe të shkuarën e saj si kryetare e ish-LSI, që e rimori Meta duke ia ndryshuar emrin në Parti të Lirisë.

“Te qenurit deputet është tashme një prioritet tjetër përball asaj që kemi kaluar”.

Përball të gjithë situatës, Kryemadhi shprehet e paqartë dhe dyshuese nëse do të jetë apo jo në Parlament, pas 2025.

“Detyra ime si Monikë dhe deputete është që deri ne momentin e fundit te kryej me dinjitet, integritet deri ne fund. Pastaj se çdo te bej unë me kandidimin tim, ka akoma shume kohe”.

Në Kuvend, Kryemadhi shkoi për të depozituar një projektligj, i cili forcon pozitat e deputetëve në raport me kërkesat për informacion që mund të kenë, për çështje të ndryshme.

“Ky projektligj do te jete një shtysë për çdo deputet qe do te kryeje veprimtarinë edhe i pavarur për denoncimet abuzive te institucioneve dhe paligjshmëritë e tyre”./abcnews.al