Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi i është përgjigjur deklarata të sotme të kryeministrit Rama.
Përmes një daljeje për shtyp Kryemadhi tha se Edi Rama sot shfrynte e turfullonte dhe shkumëzonte nga inati, sepse përfaqëson një listë humbëse përballë opozitës.
Kryemadhi: Edi Rama që sot shfrynte e turfullonte dhe shkumëzonte nga inati. Nga inati sepse përfaqësonte një listë humbëse dhe kishte përballë listën fituese. Kishte përballë listën fituese, listën e opozitës. Atë listë të cilën prej më shumë se 2 vitesh tentoi ta blinte, e kërcënoi, e shantazhoi, por nuk e mundi dot. Sot shikonim Edi Ramën që si balerin vallëzonte i vetëm në bunkerin e tij dhe kishte marrë zanatin e belly dancer-it. Por e garantoj dhe e siguroj që më 25 prill, as qafën nuk ka për të lëvizur dot, e jo më belin. Tani po i kujtoj për garimin dhe konkurrencën e tij të madhe që bënte midis figurave të tij dhe figurave të opozitës. Si gjithmonë një njeri i cili ka probleme psikike, e gjen gjithmonë ilaçin për sëmundjet e veta, duke bullizuar apo duke intimiduar të tjerët. Por harron se çfarë përfaqëson vetë.
Me qenë se e nisi me “star-in” e pandemisë, Ogerta Manastirliun, të cilën e njoh shumë mirë, por që pseudonimin vetë Edi Rama ja ka vendosur luleshtrydhe dhe ai e di shumë mirë sesi e përdor luleshtrydhen. I them që pyet qytetarët shqiptarë që vazhdojnë dhe sot e paguajnë fatura mbi 3 mijë euro për ilaçet e Covid-it. Vazhdo dhe pyet mjekët dhe infermierët në spital sesi e kanë të pamundur për t’i shërbyer qytetarëve dhe i ka futur në hasmëri me pacientët. Sesi për herë të parë jo vetëm në tranzicion, por në të gjithë historinë e saj, shëndetësia shqiptare është në disfatën më të madhe që ka kaluar. Edhe në Luftën e Dytë Botërore në Shqipëri, që ishim një vend totalisht feudal, nuk ka pasur shëndetësi kaq të rrënuar dhe të shkatërruar.
Kryemadhi theksoi se Edi Rama nuk ka më asnjë socialist në listën e tij dhe se nuk është gjë tjetër veçse një humbës i cili e ka shkruar fundin e tij më 25 prill
Kryemadhi: Edi Rama nuk është gjë tjetër veçse një humbës i cili e ka shkruar fundin e tij më 25 prill. Edi Rama krijon importin dhe hap hapësira pafund për oligarkët e tij që ti importojnë produktet nga jashtë dhe shkatërron dhe denigron fermerin shqiptar. Edi Rama ka frikë nga lista e LSI sepse lista e LSI është lista e socialistëve të vërtetë. Ndërsa Edi Rama nuk ka më asnjë socialist në listën e tij. Dhe ata pak që kishte, i sekterisi, i largoi, i përdori, i shfrytëzoi, i dhunoi i fyeu dhe më pas tha nuk ju dua. Edi Rama ka frikë nga lista e LSI sepse ka frikë nga vendet e reja të punës që LSI krijon për të rinjtë. Ka frikë nga arsimi që LSI do t’ju japë hapësira për të pasur një arsim më të mirë dhe cilësor për të rinjtë dhe fëmijët e shqiptarëve. Ka frikë nga shëndetësia cilësore që do t’ju ofrohet qytetarëve shqiptarë. Ka frikë nga LSI, sepse nuk bën dot kompromis me të, nuk gjen dot pikë të përbashkët me të. Sepse janë dy qëndrime të ndryshme.
Mashtrove këdo Edi Rama, mashtrove dhe familjen tënde duke thënë se jam burrë i mirë, por ti nuk je gjë tjetër, je vetëm një burrë, i cili nuk ka më kthim mbrapa dhe do të ngelesh një humbës, një humbës i cili në memorien e shqiptarëve do të mbahesh mend, si njeriu që shkatërroi ata, sekterisi shqiptarët. Por do të mbahesh mend edhe si njeriu që shqiptarët e tërhoqën zvarrë pas 25 prillit. Me votë Edi Rama, se për gjërat e tjera s’ta bëjmë dot nderin që ti japim fund të menjëhershëm tmerrit që të pret.
Ora news