Monika Kryemadhi, deputete e PL, ka deklaruar se do të mbështesë Aleancën për Shqipërinë Madhështore dhe Ilir Metën në zgjedhjet e 11 majit, pavarësisht faktit që janë në proces divorci.
Ajo u shpreh se Meta është një nga figurat kryesore të stabilizimit dhe jetës politike në Shqipëri, ndërsa u bëri thirrje miqve të saj ta mbështesin këtë aleancë dhe të votojnë për të ardhmen e vendit.
Monika Kryemadhi: Jam këtu si deputete si një nga themelueset e LSI, gjithmonë kam marrë mandate në zonat më të vështira, patjetër vota ime do të shkojë për Aleancën për Shqipërinë Madhështore dhe Ilir Metën, si kreu i PL dhe si një nga njerëzit kryesor të stabilizimit dhe jetës politike në Shqipëri. I bëj thirrje miqve të mi ta mbështesin
