Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, e ftuar në studion e Syritv, ka deklaruar se gjërat në Shqipëri do të ishin më mirë nëse nuk vijnë ambasadorë të huaj dhe lënë me barrë vajzat e shqiptarëve, duke mos përmendur emra konkretë.

Nuk e keni mbajtur fjalën e dhënë te njerëzit. Nuk e mbrojtët dot Teatrin Kombëtar, as shtëpitë tek Unaza e Re, ndaj pse duhet t’ju besojnë shqiptarët?

Kryemadhi: Monika Kryemadhi e mban fjalën se po mos të isha unë apo Basha apo Balliu nuk do ishin prishur 70 godina, por 1000 godina. Aty ka banesa që edhe pse janë me hipotekë nuk kanë marrë para. Nëse ne do të kishim një Gjykatë Kushtetuese dhe sistem drejtësie të pavarur, nëse nuk do të kishim ndërkombëtarë që lënë vajzat e shqiptarëve me barrë dhe ikin, nuk do ndodhnin këto që kanë ndodhur.

-Kush është ky ndërkombëtar që do bëhet prind me fëmijë shqiptar?

Kryemadhi: Ke ata që ka larguar Brukseli me karta biancan. Nëse do të kishim një sistem drejtësie dhe një media të pavarur pa ndikimin e atyre që vijnë me mandate 2-vjeçare, gjërat do të ishin më ndryshe. Unë nuk e dija që ambasadori i OSBE-së do t’i tregonte gishtin vajzave shqiptare dhe do të ikte.

-Nuk besoj se ka problem që të bëjnë dashuri të huajt me shqiptarët.

Kryemadhi: Le të bëjnë dashuri, por të mbajnë përgjegjësi familjare dhe prindërore.

-Basha nuk i sulmon ndërsa ju i sulmoni.

Kryemadhi: Basha është shumë europian, unë jam shqiptar o vlla tipike. Më gjeni një shqiptar që pranon t’i hysh në shtëpi t’i bësh ligjin. Basha është tolerant është i kuptueshëm./M.M-dritare.net