Boris Johnson është izoluar pasi ka qenë në kontakt me dikë që ka rezultuar pozitiv për Covid-19.
Momentalisht ai i është nënshtruar testimit por nuk shfaq simptoma të koronavirusit. Kryeministri kaloi rreth 35 minuta me deputetin Lee Anderson, i cili ishte ishte infektuar me Sars-Cov-2.
Duhet të kujtojmë që në prill, Johnson kaloi tre net në kujdesin intensiv pasi u sëmur me koronavirus.
