Kryeministri Edi Rama e ka nisur takimin elektoral të ditës së sotme nga Elbasani ndryshe nga të tjerat.

Siç edhe vetë kreu i qeverisë tha nga Elbasani, kjo fushatë do të ketë gëzim e nota shprese, si dhe tingujt e këngës tallava që ai ka zgjedhur për të shoqëruar fushatën.

Kryeministri nuk u kursye teksa komentoi edhe për ata që kanë kritikuar fushatën e Partisë Socialiste.

Kujtojmë se kryeministri Edi Rama ka kryer një ndërhyrje kirurgjikale për heqjen e appendisidit para disa ditësh në QSUT, ku mesa duket është rikuperuar plotësisht dhe i është rikthyer axhendës elektorale.

Rama: Ata tallavasë i marrin të keqen. Po të thuash ti se rrinë e dëgjojnë gjithë ditën Mozartin dhe u rriten veshët nga tallavaja, e po thua e kanë një arsye. Po këta dëgjojnë tërë ditën se çfarë del nga zorra qorre. Tit Vullkanin në muzikë, këtu, dhe fushata do të jetë e gjelbër, e gëzuar, me nota shprese dhe vështrimin nga e ardhmja.