Kryeministri Edi Rama rikthehet në fushatë, pas operacionit të apendisitit, që e mbajti disa ditë larg mitingjeve. Në takimin me qytetarët në Kamëz, Rama krahasoi Metën dhe Berishën me apendisitin, duke thënë se duhet hequr në 14 Maj, për të mos u kthyer më mbrapa.
Sipas Ramës, Kamza është bashkia më model sa i takon Rilindjes urbane të qytetev, ndërsa kërkoi edhe një mandat tjetër në krye për Rakip Sulin.
Rama: Në radhë të parë dua tju falënderoj nga zemra të gjithëve, ju që jeni këtu dhe të gjithë ata që na ndjekin, për mbështetjen tuaj në momentin e ndërhyrjes sime.
Me këtë rast e mësova që apendesiti qenka përgjithësisht një hall për të rinjtë, por erdhi në një moment kur kemi një apendesit më të rëndësishëm për të hequr, ai i dhimbshmi i shumë viteve, me dy koka, emrat e të cilëve nuk po i përmend, që të mos e prishim këtë festë.
Më në fund ju mora një takim jashtë zyre dhe shtëpie, mes të gjitha opsioneve ju thashë që do të shkoj me Rakip Sulin në Kamëz, sepse këtu është pasqyra më kuptimplotë e fjalës Rilindje.