Kryeministri i vendit, Edi Rama ka zbardhur mbrëmjen e sotme takimin që ka zhvilluar me Presidentin e UEFA-s, Aleksandër Ceferin, pak orë më parë.

Në një postim në Tëitter, Kryeministri Edi Rama shkruan se në takim u diskutua për finalen e parë europianë në Tiranë, si edhe për zgjedhjet në FSHF.

“Takimi sot me Presidentin e UEFA-s s’mund të ishte dot më i mirë për qëllimin e përbashkët tê zhvillimit në Tiranë të finales së parë europiane në histori, si dhe të realizimit të një procesi të besueshëm për të gjitha palët e përfshira në zgjedhjet e reja të FSHF”, shkruan ai.

Rikujtojmë se numri një i UEFA-s Aleksandër Ceferin ka qenë në një takim zyrtar në Shqipëri. Ai është takuar me Presidentin e FSHF dhe me Kryeministrin Rama. Gjatë takimit me këtë të fundit, Aleksandër Ceferin i ka kërkuar Ramës që politika të mbajë duart larg sportit, duke theksuar se ka marrë garanci nga Rama që ‘futbooli duhet të vendosë për futbollin’.